Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:
20.VII.1973 ose 20.7.1973 (dhe jo 20/7/1973 ose 20-VII-1973) etj.
Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:
23 janar 2006, 5 prill 1999 etj.
Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën në shkresat zyrtare, vihet parafjala më:
Tiranë, më 18.12.1987; Shkodër, më 12 tetor 1988 etj.
Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie:
Kongresi u hap të hënën, më 20.V.1968; Mbledhja bëhet të shtunën, më 1 shtator 2015 etj.
No comments:
Post a Comment