Thursday, November 6, 2014

Klasifikimi i mbiemrave

Mbiemrat klasifikohen sipas dy kritereve: 1) sipas kuptimit të tyre leksikor 2) sipas veçorive të tyre morfologjike.

1. Klasifikimi kuptimor
Mbiemrat e gjuhës shqipe mund të ndahen në dy grupe të mëdha: a) mbiemra cilësorë b) mbiemra që tregojnë marrëdhënie
Mbiemrat cilësorë emërtojnë veti a cilësi që rroken drejtpërsëdrejti me shqisa, si p.sh: ngjyrë: i bardhë, i zi, i verdhë etj. shtrirje hapsinore, madhësi, formë: i gjatë, i gjerë, i hollë, i thellë etj. shije: i ëmbël, i hidhur, i shijshëm etj. veti fizike a gjendje shpirtërore: i butë, i çalë, i fortë, i verbër etj.
Mbiemrat Mbiemrat marrëdhënior e japin tiparin e sendit nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të këtij sendi me një send tjetër ose një rrethanë, me një veprim apo numër.
shall i leshtë, buzëqeshje fëmije, shtyllë e mermertë, qumësht lope, derë e hekurt, fustan i mëndafshtë etj.


3 comments:

  1. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  2. do te doja te me jepnit me shume informacion per mbiemrat mardhenior nese mundeni ... ?

    ReplyDelete